Prodhim i akademisë bardheblu, kush është portieri i vetëm i mbetur te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 18:45

Prodhim i akademisë bardheblu, kush është portieri i vetëm i mbetur te Tirana

Leon Kozi është portieri i radhës që Tirana aktivizoi në kampionat ndaj Egnatias. Duke mos llogaritur ndonjë mrekulli, në takimet e ardhshme Kozi do të luajë nga minuta e parë. Portieri është një prodhim bardheblu dhe është 20 vjeç.

Leon Kozi

Është aktivizuar me të gjitha moshat e Tiranës, duke filluar nga më të vegjlit. Prej katër vitesh është portieri i dytë apo i tretë bardheblu, ndërsa sezonin e shkuar ka zhvilluar një aventurë edhe në kampionatin kosovar. Kozi është edhe pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"