Problemet e evazionit fiskal, dy futbollistë të Mançester Junajtid nën hetim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2017 | 12:24

Problemet e evazionit fiskal, dy futbollistë të Mançester Junajtid nën hetim

Problemet e evazionit fiskal në futboll pas Spanjës prekin edhe Anglinë. Të paktën 200 futbollistë, mes të cilëve edhe dy lojtarë të Mançester Junajtid, po hetohen për fshehjen e të ardhurave të tyre.

Evazion Fiskal

Hetuesit e zyrës së taksave po hetojnë përdorimin e kompanive private për të devijuar të ardhurat nga e drejta e imazhit të gati 200 futbollistëve të Premier Ligës, por ata shprehen se ky numër mund të rritet.

Me marrëveshjen e re të firmosur në sezonin 2014-’15, klubeve u thuhej se ato mund të paguanin deri në një të pestën e pagesave totale të futbollistëve për të drejtën e imazhit si pjesë e rrogave të tyre. Në këtë mënyrë, lojtarët shmangin taksën mbi rrogën, ndërsa klubet përfitojnë, sepse paguajnë kontribute më të ulëta te Sigurimet Shoqërore.

Manchesteri

Nuk ka ende informacion që lojtarët e Mançester Junajtid ta kenë bërë me dijeninë e tyre shmangien e taksave. Një burim i afërt i njërit, i cili është edhe një lojtar i njohur dhe aktualisht me detyrat e tij në kombëtare, konfirmoi se ai është nën hetim, por klubi dhe menaxheri i tij refuzuan që të bëjnë komente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"