Probleme për Kekon, ka një dyshim në sulm. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 8:40

Probleme për Kekon, ka një dyshim në sulm. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit kundër Teutës

Partizani kreu dje pasdite stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së sotme ndaj Teutës në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Si rrallëherë, drejtori Olsi Rama preferoi t’a shihte gjithçka nga fusha, ku mbërriti edhe para stafit, duke i përshëndetur të gjithë që vinin, në dalje të tunelit.

partizani

Bintsuka dhe Mba u stërvitën të veçuar, ndërsa Preka dhe Hoxha pjesërisht me grupin, por që nuk do të jenë gati për këtë sfidë. Jashtë, për këtë ndeshje është edhe Mehmeti me 4 të verdhë.

Risia sa i përket dëmtimeve është Albers Keko. Sulmuesi nga Divjaka ka një shqetësim fizik, fatmirësisht jo serioz, por që pritet t’a lërë jashtë për sot. Skuka është pjesë e ekipit dhe mund të luajë disa minuta nëse Shehi e arsyeton kështu.

Sa i përket formacionit, trajneri durrsak ka vetëm një dyshim në sulm, me Birçajn, që duket më i avantazhuar se Mensah.

521

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"