Probleme me stadiumin, shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar. Ja kur do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 16:43

Probleme me stadiumin, shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar. Ja kur do të luhet

Ndryshon axhenda për Besa-Egnatia. Nuk do të luhet të shtunën, por 24 orë më vonë.

EGNATIA BESA

Kalendari përplaste kavajasit me Luzin 2008, ndaj edhe është gjetur një zgjidhje. Skuadra e Oltjon Kërnajës do të presë Tërbunin të premten në këtë stadium, ndërsa verdhezinjtë zhvendosen të dielën.

48 orë do t’u mjaftojnë punëtorëve të fushës për të ndërhyrë në sistemimin e saj, pas ndeshjes së Luzit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"