Prezenca në listën e Kombëtares i sjell fat, futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 21:43

Prezenca në listën e Kombëtares i sjell fat, futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës 

Grumbullimi me ekipin kombëtar, duket se i sjell fat Jasir Asanit, i cili është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin elitar të Koresë së Jugut. 

asani

Ish-futbollisti i Partizanit, pjesë e Guangju, shkëlqeu në ndeshjen kundër Suon, të fituar 0-2 nga skuadra e tij, teksa shqiptari arriti të shënonte në minutën e 84-t. Për 28-vjeçari ky ishte goli i pestë në kampionat, teksa me shumë gjasa do të vijë me një moral shumë të lartë për ndeshjet e Kombëtares në muajin qershor.  

d5374f1d-2159-4b4f-8af5-a7dd4618f1cc-240x300

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"