Prezantohet Shehi, Takaj: Ja pse e bëra trajner të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 23:36

Prezantohet Shehi, Takaj: Ja pse e bëra trajner të Skënderbeut

Siç ishte paralajmëruar edhe ditë më parë, sot gjithçka është bërë zyrtare. Orges Shehi do të jetë trajner i Skënderbeut nga sezoni i ardhshëm. Ditën e sotme, ka qenë vetë presidenti Ardjan Takaj që e ka prezantuar ish-portierin e korçarëve, tashmë me detyrën e re, si pasardhës i Ilir Dajës.

takaj shehii

Me të marrë drejtimin e skuadrës, Shehi ka nisur nga puna edhe për përgatitjet e sezonit të ri. Ndërkohë, në fjalën e tij, presidenti Takaj ka folur edhe për këtë prurje të re në stolin e Skënderbeut, si detyra e parë e Shehit në rolin e trajnerit: “ Shehi ishte lojtari më me përvojë tek klubi i Skënderbeut, ndaj edhe i besuam rolin e trajnerit. Kemi besim që ai do të bëjë mirë në këtë detyrë. Do jemi sërish në luftë për titullin, por lufta jonë më e madhe është ajo me UEFA-n.”

takaj shehiii

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"