Pretendimet e larta të Çelsit “kryqëzojnë” Brojën, klubi i Premier Ligës gati të tërhiqet nga gara për sulmuesin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 22:03

Pretendimet e larta të Çelsit “kryqëzojnë” Brojën, klubi i Premier Ligës gati të tërhiqet nga gara për sulmuesin shqiptar

Huazimi i Brojës te Fulhem duket se nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili ende nuk ka debutuar si titullar me skuadrën londineze.

broja

Ai pritet që të rikthehet te Çelsi në fund të sezonit dhe të shitet në verën e ardhshme, me Fulhemin që ishte një nga kandidatët për 22-vjeçarin kuqezi.

“Blutë” duan të paktën 35 milionë paund për shërbimet e Brojës dhe klubit tjetër nga Londra i duket një çmim tejet i lartë.

Kështu, Fulhem është gati të tërhiqet nga gara për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke hedhur sytë te senegalezi Habib Dialo, i cili duket si një opsion më i lirë për klubin anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"