Prestigj dhe financa për “pesha të rënda”/ Titulli i Superiores, bonus 1 milion euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 21:15

Prestigj dhe financa për “pesha të rënda”/ Titulli i Superiores, bonus 1 milion euro

Partizani e nisi këtë se zon me një vrull shumë entuziast, duke regjistruar rezultate shumë të mira dhe shpallur menjëherë kandidaturën për titullin kampion, aq i lakmuar në këto sezone të fundit. Përveç prestigjit dhe krenarisë që të ofron ky sukses, titulli kampion, nga i cili Partizani është vetëm 90 minuta larg, është një lum milionash për llogarinë e klubit.

superiore

Në rast se Partizani e përmbyll këtë vit me suksesin e madh të titullit kampion, ka përmbyllur një vit përrallor për sa u përket financave. Lulëzimi i llogarive bankare të klubit të kuq nisi në muajin janar, kur presidenti Demi pranoi ofertën prej 1.4 5 milionë eurosh për Xhuliano Skukën nga klubi i Metzit në Francë.

Me këtë shitje, Partizani theu rekordin e vendosur nga Olainka i Skënderbeut për shitjen me të shtrenjtë dhe arkëtoi një dorë të madhe parash, që pa dyshim janë një luks për një klub shqiptar. Përveç Skukës, Partizani shiti edhe Eneo Bitrin në Çeki. Mbrojtësi arriti të largohej falë një klauzole largimi, që e kishte të parashikuar në kontratë, me Partizanin, që arkë toi 150 mije euro. Në total, klubi i kuq e mbylli janarin me 1.55 milionë euro hyrje.

Me fitimin e titullit kampion, të kuqve do t’u shtoheshin edhe minimalisht 1 milionë euro në llogari, duke e çuar në 2.55 milionë euro arkëtimin total të sezonit. Me të tilla shifra, Partizani ka shansin të nisë një cikël nëse këto para i çon në vendin e duhur.

Përveçse do të kishte mundësi të rriste cilësinë e akademisë së vet, të kuqtë pritet të kenë prestigjin dhe financat e duhura për të afruar edhe “pesha të rënda” në skuadër, që do të shtonin forcën, eksperiencën dhe mentalitetin fitues. Me një fjali të fundit, Partizanin e presin ditë me diell pas fitimit të këtij titulli.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"