Presidenti Halili flet para derbit me Partizanin: Në qoftë se hidhet ky hap, ne ecim drejt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 17:40

Presidenti Halili flet para derbit me Partizanin: Në qoftë se hidhet ky hap, ne ecim drejt…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli shkurtimisht para derbit numër 160 ndaj Partizanit. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, numri 1 i bardhebluve deklaroi:

bandicam 2021-01-21 17-33-44-327

“Ndeshje të cilën skuadra dhe gjithë klubi e ka vlerësuar. Nuk kërkon nxitje ekstra. Ndeshje e shumë pritur për vetë futbollistët. Skuadra do të shpalosi atë që nuk ka bërë gjatë gjithë kampionatin, për të vetmen arsye sepse grupi është më i plotë.

Rruga e mbarë? Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Në qoftë se hidhet ky hap, ne ecim drejt asaj që pretendojmë. Në bazë të kontingjentit që kemi të shkojmë drejt objektivit.

Kemi bërë një merkato të kujdesshme, do ta shikojmë gjatë ndeshjeve që do të zhvillojmë, nëse lojtarët e afruar do të jenë në formën e duhur, nëse rezultatet do të kënaqin  skuadrën, atëherë do të themi që merkatoja ka qenë shumë e suksesshme”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"