Premio për “kokën” e Tiranës, edhe kryebashkiaku Beci takon lojtarët e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 9:40

Premio për “kokën” e Tiranës, edhe kryebashkiaku Beci takon lojtarët e Vllaznisë

Drejtuesit e klubit, por edhe ato të bashkisë duket se janë mbledhur së bashku për të qenë një shtysë më shumë që Vllaznia të arrijë një fitore ndaj Tiranës.

beci

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qenë si rrallë herë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para klasikes së futbollit shqiptar. Kryetari i bashkisë Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultatet e arritura deri tani, ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, falënderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vëmendjen ndaj klubit. “Unë kam shumë besim se ne do të na dhuroni sërish fitore. Unë dua që Vllaznia të jetë edhe festa e këtij qyteti dhe prandaj ju uroj që me një fitore të jetë edhe festa e qytetit”.

Ndërsa presidenti Xhaferi ka përgëzuar kryebashkiakun për këtë iniciativë të kryebashkiakut Beci. Nga sa mësohet në këtë takim skuadrës i është afruar edhe një premio ekipit në rast të një fitoreje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"