Premier Ligë/ Ekuilibri historik, titulli mund të vendoset me “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:23

Premier Ligë/ Ekuilibri historik, titulli mund të vendoset me “play off”

Premier Liga po shijon betejën më të ekuilib ruar për titull ndër vite, pasi Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Siti po luftojnë për të fituar kampionatin e këtij sezoni. Tani për tani, janë “topçinjtë” ata që kryesojnë, përpara skuadrës së Jyrgen Klopit falë diferencës së golave, me Mançester Sitin një pikë prapa, në vendin e tretë.

premier-league-record-nel-mercato-invernale-le-spese-sono-50-volte-quelle-della-serie-a_2872205

Me shumë pak diferencë mes treshes, mendimet janë kthyer në atë që do të ndodhte nëse me të vërtetë nuk do të kishte asgjë që i ndante tre pretendentët pas javës së fundit, ndërsa ekziston një shans ndonëse minimal, që gjithçka të shkonte në një ndeshje të këndshme “play-off”-i për tifozët neutralë. Por si mund të mbërrihet deri këtu? Së pari, nëse të tria skuadrat e përfundojnë sezonin me të njëjtat pikë, atëherë përcaktues do të ishte diferenca e golave. Kjo ka ndodhur më parë në histori, veçanërisht në vitin 2012, kur Serxho Aguero fitoi Premier Ligën për Sitin me goditjen e fundit të sezonit.

Aktualisht, skuadra e Mikel Artetës gëzon një avantazh të madh ndaj rivalëve të tyre, duke qenë se ata kanë shënuar nëntë gola më shumë se “reds”- at dhe njëmbëdhjetë gola sesa “qytetarët”. Kjo do të thotë se do të duhet të ketë një disbalancë të madhe golash në shtatë ndeshjet e fundit që numri i golave të përfundojë në ekuilibër. Por duke supozuar se kjo do të ndodhë, kriteri i radhës do të ishte të ndarja e skuadrave përmes golave të shënuar, që këtu diferencat janë më të ngushta. Arsenali ka shënuar katër gola më shumë se skuadra e Pep Guardiolës dhe tre më shumë se Liverpuli i vendit të dytë.

Megjithatë, nëse në një farë mënyre të tre skuadrat barazohen në këtë kategori, atëherë përcaktuesi i radhës do të ishte bilanci i ndeshjeve direkte – dhe përsëri këtu në avantazh është klubi i Londrës Veriore. Sepse në ndeshjet e zhvilluara mes treshes së parë këtë sezon, Arsenali ka grumbulluar tetë pikë përballë rivaleve, duke mos humbur as me Liverpulin dhe as me Mançester Sitin këtë sezon. Pa ndeshje të tjera për të luajtur kundër njëri-tjetrit, “topçinjtë” do të kurorëzohen kampionë nëse titulli do të përcaktohet nga ky kriter, por vetëm nëse do të ishin ende në garë. Megjithatë, nëse gara do të reduktohej me vetëm dy skuadra, dhe të dyja, Liverpuli dhe Mançester Siti do të kishin gjithçka të barabartë në kriteret e lartpërmendura, atëherë fillimisht përcaktuese do të ishin golat e shënuar jashtë në ndeshjet kundër njëratjetrës. Megjithatë, edhe një herë, ky kriter nuk do të ishte në gjendje t’i ndante rivalët, pasi Xhon Stones shënoi në “Anfield”, ndërsa Trent Aleksander-Arnold shënoi në duelin në “Etihad”.

Kështu që, nëse të gjitha sa më sipër do të ishin të barabarta, atëherë më në fund do të vinte në ndeshje e paprecedentë “play-off”-i për të përcaktuar titullin e Premier Ligës. Ajo do të duhej të organizohej në një fushë neutrale pasi të përcaktohej një datë në fund të sezonit, në atë që do të konsiderohej ndeshja më e madhe në historinë e kampionatit anglez. Është një perspektivë emocionuese, por duket shumë e pamundur për momentin. Është një shans shumë i vogël, që për tifozët neutralë do të ishte një spektakël.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"