Prapaskenat/ Dorëheqje apo shkarkim? Ja çfarë deklaroi pas humbjes trajneri Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2019 | 14:30

Prapaskenat/ Dorëheqje apo shkarkim? Ja çfarë deklaroi pas humbjes trajneri Panuçi

Kristian Panuçi nuk kishte ndërmend të dorëzohej edhe pas një starti me humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë.

“Panorama Sport” pyeti një natë më parë enkas trajnerin italian të kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi”, nëse e mendon largimin pas kësaj humbjeje me Turqinë.

 

kristian panuci

 

Ja si u përgjigj kreu i pankinës: “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”.

Ndërkohë që “Panorama Sport” paralajmëroi se mund të kishte një prishje të njëanshme të kontratës nga ana e Federatës Shqiptarë të Futbollit. Ndërkohë që sot ai është liruar nga kjo detyrë, me “ndërprerje bashkëpunimi”.

Pas humbjes së me Turqinë, në skenën doli dhe emri i Eduardo “Edi” Reja, ish-trajneri i Bolonjës, Breshias, Torinos, Xhenoas, Katanias, Napolit, Lacios apo Atalantas. Me Rejan mësohet se Armando Duka po negocion për t’i besuar stolin e kuqezinjve.

Ndërkohë që ndeshja tjetër kundër Andoras i është besuar Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"