Prapaskena/ Ofertë serioze nga një klub turk, Vllaznia refuzoi ta shiste sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 14:10

Prapaskena/ Ofertë serioze nga një klub turk, Vllaznia refuzoi ta shiste sulmuesin

Pas sulmuesit Ismael Dunga, edhe Ardit Hoxhaj bëhet i shumëkërkuar në merkato. Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë mësohet se ka marrë së fundmi një ofertë mjaft të mirë nga një klub turk (emri mbahet sekret nga drejtuesit shkodranë).
Ardit Hoxhaj Vllaznia
Por, presidenca kuqeblu nuk është bindur për ta shitur me shifrën që ishte vënë në dispozicion për kartonin. Sponsori Alban Xhaferi, bashkë me drejtorin sportiv, Matko Djarmati, kanë vendosur që të refuzojnë këtë ofertë zyrtare për Hoxhajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"