Portieri Abdullahu: Japim maksimumin ndaj Korabit, Tirana mund të marrë Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 11:56

Portieri Abdullahu: Japim maksimumin ndaj Korabit, Tirana mund të marrë Kupën

Portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu u shpreh se është ndeshje e rëndësishme nesër me Korabin dhe se do të japin maksimumin. Ndër të tjera ai u shpreh se vendi I 4-të në Superiore nuk është shqetësim pasi kanë ende ndeshje për të luajtur.

abdullahu

“Është ndeshje e rëndësishme do të japim maksimumin dhe respektojmë kundërshtarin. Në Durrës ishte ndeshje e vështirë, barazuam, e kaluam dhe shpresojmë të marrim ndeshje tjera. Tirana mund të marrë Kupën. Është ekip i madh dhe kemi objektiva të mëdha. Vendi i 4-të nuk është shqetësim pasi ka ndeshje të tjera”, deklaroi ai për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"