“Portierët më thanë se portat ishin më të vogla”, Murinjo tregon situatën që ndodhi para ndeshjes ndaj Shkëndijes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 15:02

“Portierët më thanë se portat ishin më të vogla”, Murinjo tregon situatën që ndodhi para ndeshjes ndaj Shkëndijes

Trajneri i Totenhemit, Hoze Murinjo tregoi se si e kuptoi që portat ishin më të vogla para ndeshjes ndaj Shkëndijës së Tetovës në Europa Ligë. Portugezi më pas u ankua tek delgatët e UEFA-s dhe problem u zgjidh.

son vs shkendija

“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake sepse portierët e mi më thanë se portat ishin më të vogla se normalisht. Shkova vetë ti shikoja dhe portat ishin më të vogla. Portierët kalojnë një kohë të madhe aty dhe e kuptojnë kur porta nuk është në dimensionet e duhura. Unë nuk jam një portier, por zgjata duart dhe e kuptova që diçka nuk shkonte.

Ne lajmëruam delgatët e UEFA-s dhe ata konfirmuan se portat ishin 5 cm më të vogla. Më pas ato u zëvendësuan para fillimit të ndeshjes”.


View this post on Instagram

I thought I had grown but then I realised the goal was 5 centimetres lower-Shkëndija 1 – 3 @spursofficial

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"