Pogradecarët: S’bëjmë kompromis, duam fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2012 | 13:32

Pogradecarët: S’bëjmë kompromis, duam fitoren

Pogradecarët janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat, që do ta luajnë ndaj Elbasanit në transfertë. Trajnerët Laçka dhe Abzaj kanë zhvilluar stërvitje me intensitet të lartë, ndërsa fitorja në këtë takim do të jetë një detyrim, pas barazimit të një jave më parë në shtëpi me Butrintin. I këtij mendimi është edhe mesfushori 20-vjeçar, Ildi Shyti, i cili është aktivizuar nga starti i kampionatit në formacionin e skuadrës dhe ka arritur të fitojë përkrahjen e tifozërisë. “E kemi vlerësuar ndeshjen me Elbasanin maksimalisht, për çka kemi mjaft ditë që po përgatitemi, prandaj do të dimë ta përballojmë dhe të jemi të suksesshëm në këtë takim. Çdo ditë e më tepër po bindemi për forcën që ka skuadra për t’i përballuar me sukses ndeshjet. Pavarësisht se çfarë do të paraqesë Elbasani në fushë, ne pothuajse i kemi marrë orientimet tona, madje mund t’ju them që e kemi ndjerë mjaft barazimin në takimin e fundit, çka na bën të jemi shumë të mobilizuar. Krahas meje, në ekip ka dhe lojtarë të tjerë të rinj në moshë, të cilët do të japin maksimumin për të fituar. Personalisht do të më pëlqente të shënoja”, – është shprehur Shyti.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"