Poçetino dëshiron të zvogëlojë ekipin: Duhet të largohen disa lojtarë, tek Çelsi është një kaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 14:24

Poçetino dëshiron të zvogëlojë ekipin: Duhet të largohen disa lojtarë, tek Çelsi është një kaos

Çelsi nuk arriti të merrte më shumë se barazim me Njukasëllin në miqësoren e zhvilluar. Pas sfidës, trajneri i bluve Maurisio Poçetino u shpreh se duhet të lënë të lirë disa lojtarë pasi kanë një numër të madh në ekip.

HYHY

“Për momentin dinamika e grupit është shumë e mirë, ka djem shumë të mirë që ndajnë kohë së bashku. Por është e vështirë sepse në çdo ndeshje tre, katër apo edhe pesë mbeten jashtë. Ne nuk mund të kemi një ekip shumë të madh, me lojtarë të pa përfshirë. Kjo do të krijonte kaos. Ne kemi nevojë për 24-25 lojtarë, duke përfshirë lojtarë të rinj. Më vjen shumë keq sepse do të duhet të marrim vendime të vështira, por duhet të ndërtojmë një ekip të balancuar nëse duam të jemi konkurrues”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"