Po shkëlqen te Çezena, Kristian Shpendi bëhet gati për hapin e rëndësishëm në karrierë/ Ramadani ia propozon… Andrea Pirlos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 21:27

Po shkëlqen te Çezena, Kristian Shpendi bëhet gati për hapin e rëndësishëm në karrierë/ Ramadani ia propozon… Andrea Pirlos

Kristian Shpendi është duke zhvilluar një sezon të mrekullueshëm te Çezena në Serinë C, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë e lavdishme. Talenti shqiptar ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje, duke kryesuar listën e golashënuesve, teksa ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme italiane.  

kristian shpendi

“Calciomercato”, raporton se për talentin e Shqipërisë U21 ka shfaqur interes të fortë Sampdoria e Andrea Pirlos, e cila është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit. Ka qenë menaxheri i njohur shqiptar Fali Ramadani, që iu ka sugjeruar “dorianëve” profilin e Kristian Shpendit, teksa negociatat duken në rrugën e mbarë.  

Vlen të theksohet fakti se Kristiani është vëllai binjak i Stiven Shpendit, i cili në verë bëri hapin e madh, duke u transferuar nga Çezena te Empoli në Serinë A. 

shpendi

Transferimi i Kristianit te një klub me vlera si Sampdoria, do të ishte një ishte një hap përpara në karrierën e tij. Edhe pse skuadra militon në Serinë B, ambiciet janë të mëdha për t’u kthyer në elitën e futbollit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"