Po shkëlqen në Bundesligë, Bajerni nis kontaktet me Real Madridin për të mbajtur në Gjermani mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 14:55

Po shkëlqen në Bundesligë, Bajerni nis kontaktet me Real Madridin për të mbajtur në Gjermani mbrojtësin

Açraf Hakimi po tregon një fromë të shkëlqyer me Borusia Dortmundin, aty ku është i huazuar nga Real Madridi.Hakimi555

Mbrojtësi maroken është një nga futbollistët më të mirë në skuadrën verdhezi, teksa ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha. Sipas asaj që shkruan “Marca”, në gjurmët e futbollistit ka rënë edhe Bajern Mynihu, të cilët gjithashtu e pëlqejnë shumë lojtarin.

Thuhet se bavarezët kanë nisur kontaktet me Realin që zotëron kartonin e Hakimit dhe dëshirojnë ta marrin atë në ekipin e tyre. Drejtuesit e Bajernit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me madrilenët dhë ta marrin sa më shpejt në ekipin e tyre mbrojtësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"