“Po luajmë si skuadër, tani t’i karikojmë bateritë për Interin”, Bonuçi: Ishim lodhur duke shërbyer vetëm Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:29

“Po luajmë si skuadër, tani t’i karikojmë bateritë për Interin”, Bonuçi: Ishim lodhur duke shërbyer vetëm Ronaldon

Leonardo Bonuçi luajti dje ndeshjen e tij të 100-të në kupat e Europës me Juventusin, një shifër jubilare kjo e shoqëruar edhe me një fitore sa të vuajtur, aq edhe të rëndësishme, siç komentoi vetë mbrojtësi bardhezi në mikrofonat e “SKY”.

BONUCI KIEZA

“Ishte e fortë, një natë shumë e gjatë, sepse Zeniti sa herë që humbte topin grupohej sërish me shumë lojtarë në zonën e tij. Prandaj, merita për një fitore të tillë është e të gjithë skuadrës, pasi siç dallohet qartë kemi gjetur dëshirën për të vuajtur, për të qenë të durueshëm dhe për të luajtur më në fund si një skuadër.

Çfarë do të thotë skuadër? Në sezonet e fundit kishim humbur karakteristikat e stilit juventin. Luanim të gjithë për të vënë në shërbim një kampion si Ronaldo me shpresën që duhej t’i zgjidhte ai të gjitha takimet. Por futbolli nuk luhet për një individ, por kërkon sakrificë dhe përulësi nga të gjitha, siç tregojnë këto katër suksese radhazi nga 1-0.

Në Champions dukemi dominues? Përqendrimi në Europë ka qenë më i madh për ne, por tani duhet të mendojmë t’i karikojmë bateritë, pasi të dielën na pret një sfidë e madhe me Interin”, deklaroi Bonuçi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"