“Po harxhojnë kohë”, Ish-nënkryetari i bashkisë: Flamurtari i vonuar me privatizimin, ja zgjidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 22:48

“Po harxhojnë kohë”, Ish-nënkryetari i bashkisë: Flamurtari i vonuar me privatizimin, ja zgjidhja

Ilir Banushi është njeriu që e njeh më mirë se kushdo problematikën e Flamurtarit. Ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe kryetar i bordit të klubit me dy kryebashkiakët Shpëtim Gjika dhe Dritan Leli.

Kukesi-Flamurtari-e1592240592317

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ish-numri dy i bashkisë e sheh të vonuar çështjen e privatizimit. Ai u kujton këshilltarëve se e kanë zgjidhjen dhe mjafton që të kërkojnë vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 71 datë 29.12.2016.

“E ndiej si detyrë qytetare që të shprehem për Flamurtarin, jo për hir të së kaluarës, por si tifoz dhe për hir të së ardhmes, duke u munduar të rri larg polemikave boshe dhe pa asnjë efektivitet, dua të jap edhe unë mendimin tim. Duke lexuar se anëtarë të Këshillit të Bashkisë Vlorë kanë kërkuar vlerësimin e aksioneve të klubit, këtë gjë unë e konsideroj personalisht si hapin e parë serioz, i cili duhet ndërmarrë urgjentisht, madje është shumë i vonuar.

flamurtari-oriku

Për të dhënë kontributin tim modest që të mos ketë dhe në vazhdim harxhim kohe, sepse çdo ditë është e çmuar, po i adresoj që fillimisht të kërkojnë VKB nr. 71 datë 29.12.2016. Dua të them se ky ka qenë fundi i disa vendimeve që u ndërmorën më përpara. Nëse do të kërkojnë dhe zgjidhje të tjera ligjore, do të isha i nderuar të jepja kontributin tim modest me aq sa mundem”, shprehet Banushi.

VENDIMI I KËSHILLIT

“Panorama Sport” siguron vendimin e Këshillit Bashkiak, nr. 71 të datës 29.12.2016, që i hap rrugën zyrtarisht procesit të privatizimit të klubit. Sipas vendimit, Bashkia Vlorë do të kryente procedurat për përzgjedhjen e vlerësuesit/vlerësuesve të jashtëm, të pavarur, për përcaktimin e vlerës së shoqërisë dhe vlerës së çdo aksioni, si dhe vlerën e investimeve të kryera gjatë periudhës nën administrimin e kompanive “TRK dhe Atlasjet”.

Në këtë VKB thuhet: “Këshilli i Bashkisë Vlorë në mbledhjen e tij të datës 29.12.2016 mbështetur në ligjin Nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 pika 2, neni 9 pika 1.2 a, c, neni 25 pika 4, neni 54 pika e, ligjin nr. 990 1 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” neni 117, Ligji nr. 9376, datë 21.04.2005, “Për sport in”, ndryshuar me ligjin 9816, datë 22.1 0.2007, nenet 7,19,20,27,31, pasi mori në konsideratë kërkesën e bërë nga Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe pas diskutimit Vendosi:

1. Të transferojë nga inventari i shoqërisë “Flamurtari sh.a.” në inventarin e Bashkisë Vlorë, fushën sportive që ndodhet pranë Pyllit të Sodës, Vlorë.

2. Kryetari i Bashkisë Vlorë z. Dritan Leli caktohet si përfaqësues i asamblesë së aksionerëve të shoqërisë “Flamurtari Football Club” sh.a.

3. Bashkia Vlorë të kryejë procedurat për përzgjedhjen e vlerësuesit/vlerësuesve të jashtëm, të pavarur, për përcaktimin e vlerës së shoqërisë dhe vlerës së çdo aksioni, si dhe vlerën e investimeve të kryera gjatë periudhës nën administrimin e kompanive “TRK dhe Atlasjet”. Raporti i vlerësimit të paraqitet për miratim në Këshillin e Bashkisë Vlorë. 4. Ky vendim hyn në fuqi sipas nenit 78, pika 3 të ligjit 13912015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"