Plori dhe Memelli mendojnë për afrimet, zbulohen dëshirat e Vllaznisë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 23:01

Plori dhe Memelli mendojnë për afrimet, zbulohen dëshirat e Vllaznisë në merkato

Sulmuesit e krahut, Ildi Gruda që vjen nga Teuta dhe Darko Dodev nga Bregalnica e Shtipit në Maqedoninë e Veriut, janë lojtarët e parë të afruar në këtë merkato vere nga Vllaznia. Të dy pritet të zyrtarizohen nga klubi në ditët në vijim dhe do të jenë pjesë e stërvitjes së parë të skuadrës më 12 qershor.

vllaznia memeli shtubina plori

Ndërkohë, drejtori sportiv, Elvis Plori, bashkë me trajnerin Migen Memelli, po shqyrtojnë një listë të gjatë lojtarësh të lirë në treg, që mund t’i bëjnë punë Vllaznisë. Në orët e fundit pranë klubit shkodran është lakuar emri i kapitenit të Kukësit, Gjelbrim Taipi.

Mesfushori pëlqehet shumë dhe mësohet se ka pasur negociata për një akord të mundshëm mes palëve, por duket se Taipi duhet të mbyllë më parë llogaritë me Kukësit, e më pas të vendosë për të ardhmen.

Në Shkodër besojnë se do ta bindin 30- vjeçarin të firmosë me Vllazninë. Nga ana tjetër, një elementë që shihet si shumë i rëndësishëm është qendërsulmuesi anglez, Ronald Sobovale, i cili është pjesë e Malishevës në kampionatin kosovar. 25-vjeçari i lindur në Londër ka shkëlqyer në sezonin e fundit. Në 23 ndeshje ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asiste.

Bisedimet me sulmuesin e formuar në akademinë e Çelsit janë në fazë fillestare, por drejtuesit kuqeblu pritet të bëjnë një sakrificë financiare për të bindur anglezin.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"