Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës, ja çfarë i kanë grabitur hajdutët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2024 | 20:48

Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës, ja çfarë i kanë grabitur hajdutët

Shtëpia e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova është plaçkitur natën e Vitit të Ri. Këto janë raportimet që vijnë nga media franceze, BFM TV. 

Screenshot-2024-01-02-183818-1130x635

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit. Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin zbuluar se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar. 

Në momentin e plaçkitjes, ishte aktivizuar alarmi mirëpo 24-vjeçari, Zhegrova në ato momente nuk ka qenë në shtëpi. 

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia filloi kontrollin për të konstatuar dëmet fillestare dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë se hajdutët kanë vjedhur veshje luksoze dhe sende të tjera me vlerë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"