PIKANTET/ Stankoviç fut në lojë Zotin, Duka fton serbët në lozhë. Osmani bën trajnerin nga tribuna (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 0:20

PIKANTET/ Stankoviç fut në lojë Zotin, Duka fton serbët në lozhë. Osmani bën trajnerin nga tribuna (E PLOTË)

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda.

CRVENA

-Të parët që zbritën në stadium ishin lojtarët e Crvena Zvezdës. Të gjithë së bashku shkelën fushën, ndërsa Stankoviç dhe katër lojtarë folën gjatë mes tyre te rrethi i mesit të fushës.

-Masa shumë të rrepta sigurie, me policinë që kishte rrethuar çdo vrimë e shteg rreth stadiumit. Policia madje ka shoqëruar në çdo cep të Tiranës, serbët, të cilët janë larguar të fundit nga stadiumi “Air Albania”. Madje ata kanë darkuar në dhomat e zhveshjeve dhe më pas janë nisur drejt Serbisë.

-Nga tanët, të parët që hynë në stadium ishin dy portierët Ilion Lika dhe Pano Qirko, shoqëruar nga trajneri i portierëve Alfred Osmani. Dejan Stankoviç ka qenë vetë në nxehjen e skuadrës, duke ndjekur me kujdes ekipin e tij gjatë ndeshjes.

-Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka takuar me përzemërsi presidentin e Crvena Zvezdës. Pas një bisedimi të shkurtër, Duka ka ftuar gjithë delegacionin serb në lozhën e tij në stadium.
ilir-meta-sportiv
-Është marrë leje speciale te delegati i ndeshjes që në një nga lozhat e stadiumit në pjesën mbi tribunën VIP të qëndrojë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dy ambasadorët. Ai i Serbisë në vendin tonë dhe ai i Shqipërisë në Serbi.
a01e3823-764a-4f9c-bd27-f244251f40aa

-Në minutën e 16-të, një top i humbur nga anësori i djathtë tërbon Stankoviçin. Prishet mundësia e kundërsulmit dhe trajneri del me ulërima nga pankina duke kritikuar në gjuhën serbe.
e486f956-404a-480f-aee9-118c2106cd92

-Gjuajtja drithëruese e Muçit krijon iluzionin e golit. Brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit në tribunë. Pjesa e shqiptarëve. Serbët duartrokasin sapo portieri nis lojën si për të baraspeshuar mbështetjen.

-Minuta e 26-të, disa minuta kombinime dhe kontroll loje nga Tirana. Halili duartroket lojën e të tijve. Tirana ngroh me çfarë po tregon në fushë.

-Egbo komunikon me Çelhakën. Talenti bardheblu është i kudondodhur në fushën e lojës.

-Në minutën e 34-t, kundërsulmi i Kalesë ku i bëhet faull, i shkakton atij nxjerrjen e shpatullës. Thërritet stafi me urgjencë. Mesfushori shtrëngon dhëmbët në vazhdim.

-Një nga të pranishmit në tribunë i kërkon stafit që të shpërndajë ujë për lojtarët. Jepuni edhe “Red Bull” se e meritojnë.

bath1
-Batha ulërima Muçit: “Pasoje direkt te Kale. Çfarë pret të bësh”. Edhe trajneri Egbo i thotë të njëjtën gjë.

-Serbët tërbohen dhe kapiteni i mbledh në fushë. Qetësohuni bën me gjeste portieri serb.

-Pankov kthen topin pas një dëmtimi të Kalesë. Stankoviç nuk e miraton këtë veprim, por lojtari vazhdon punën e tij.

-Emanuel Egbo vendos murin dhe u thotë të tijve: “Dy lojtarë, dy lojtarë”. Stankoviç çmendet me lojtarët e tij për goditjet e këndit. I ulëret Katait dhe pasi shfryhet, bën kryqin.

Osmani bën trajnerin nga tribuna, teksa u thotë ish-shokëve të skuadrës që të vendosen në fushën e lojës.

Kobina në rastin e zëvendësimit futet në pankinë dhe nuk ia jep direkt dorën Egbosë. Më pas heq fanellën dhe bën gjeste. Me nerva del edhe Kale, por kthehet dhe takon trajnerin e Tiranës.

Në fund të ndeshjes, një nga drejtuesit e skuadrës serbe sjell dhuratat për presidentin e Tiranës. Një panoramë me domethënie për presidentin e bardhebluve dhe më pas dhurata më të vogla për disa pjesëtarë të stafit të ekipit kryeqytetas.

Stankoviç

Delegati i ndeshjes ka qenë një nga më të bezdisurit për të dyja klubet. Në fund të ndeshjes, gjatë hyrjes së Stankoviçit në sallën e konferencave për shtyp, doreza e derës hyrëse thyhet. Kjo sjell jo pak ilaritet në sallë.

OLSI AVDIAJ  – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"