Pikantet/ Shiritin e kapitenit e mbajnë tre lojtarë, tribuna u mbush me gjyqtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2017 | 22:14

Pikantet/ Shiritin e kapitenit e mbajnë tre lojtarë, tribuna u mbush me gjyqtarë

* Tre lojtarë të kuqezinjve mbajtën shiritin e kapitenit në ndeshjen e djeshme. E nisi mesfushori Keidi Bare, por pas zëvendësimit të tij, shiritin e mori Endri Çekiçi. Mirëpo, edhe ky i fundit u zëvendësua në minutën e 93- të, kështu që si kapiten e mbylli Ylber Ramadani.

shqiperi u21

* Keidi Bare u bë shënjestër e lojtarëve irlandezoveriorë. Duke qenë se mesfushori u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë, lojtarët kundërshtarë nisën ta provokonin edhe në ndeshjen e djeshme. Por, këtë herë Bare mori vetëm një të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë.

* Ylber Ramadani pasi shënoi golin, hoqi fanellën dhe tha: “Zoti me mua”. Më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.

* Ndeshja u ndoq nga rreth 2000 tifozë, teksa një grup fëmijësh kanë bërë rolin e tifogrupimit “Kuq e Zi”.

* Në tribunën B kishin ardhur për të ndjekur takimin rreth 40 gjyqtarët futbolli, që arbitrojnë në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë, si dhe futbollin e moshave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"