Pikantet Kastrioti – Bylis/ Më shumë policë se tifozë, lojtarët kapen me arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 15:09

Pikantet Kastrioti – Bylis/ Më shumë policë se tifozë, lojtarët kapen me arbitrat

Sfida Kastrioti-Bylisi kishte edhe momentet e saj pikante.

bandicam 2023-04-19 16-34-01-615

* Hyrja për tifozët ishte falas, por ishin afro 150 të pranishëm.

* “Mbani një minutë zi për Edi Ramën, se ka bërë operacion”, tha me batutë një nga tifozët krutanë të pranishëm në tribunë. * Tifozët krutanë kapen me Zguron, ofendime pati edhe ndaj Adilit.

* Dy minuta pas daljes me të kuq të Kodrës, Xhulio Mehmeti kapet me gjyqtarin e katërt, duke detyruar thuajse të gjithë pankinën të çohet në këmbë dhe t’i kërkojnë llogari Klodian Shahinit.

* Çela tërbohet me Ajazin që largon topin në rivënie anësore, pasi Ruçi ishte i shtrirë në tokë, duke sfumuar një aksion premtues. Në fakt, më herët e kishin topin në këmbë ballshiotët dhe nuk e larguan topin, duke vijuar aksionin.

* Në stadium pati një prezencë shumë të madhe të policisë së rendit, e cila ishte gjatë gjithë kohës në gatishmëri për t’i paraprirë ndonjë incidenti të mundshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"