Pikantet Flamurtari-Lushnja/ “Zhduken” vijëzimet dhe mbledhje stafi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 23:50

Pikantet Flamurtari-Lushnja/ “Zhduken” vijëzimet dhe mbledhje stafi

Tre gola për tri pikë dhe Flamurtari gjen kthesën. E fundit ndeshje për 2023-shin ka sjellë një lloj qetësie në Vlorë.

FLAMURTARI LUSHNJA

Përballë Lushnjës janë treguar pragmatistë, duke qëndruar në garë për objektivin madhor. Verdhejeshilët pastaj, vazhdojnë me luhatjet. Dy fitore radhazi nuk i bëjnë dot. Edhe pse mbeten të 7-ët në tabelë, u larguan më shumë nga zona “play off

– Shiu që ka rënë ditët e fundit në Vlorë, kishte fshirë vijëzimet e fushës. Në klub ishin detyruar që t’i bënin sërish, pak para se të fillonte ndeshja.

– Vetëm 300 të pranishëm në stadium. Një shifër zhgënjyese, për ekipe si Flamurtari dhe Lushnja. Për tifozët ishin në dispozicion në fakt vetëm dy tribuna, qendrorja që ishte me pagesë 10 mijë lekë të vjetër dhe tribuna C. Ndërsa tribunat A dhe B ishin të mbyllura. Vihej re prezenca e shumë fëmijëve të moshës 4-6 vjeç me prindërit e tyre.

-Sinan Idrizi e ndoqi ndeshjen në shoqërinë e dy deputetëve Ilir Metaj dhe Anduel Tahiraj, por në krahë kishte edhe drejtues të Lushnjës.

-Sidibe që mungoi prej kartonëve, por edhe Beji që nuk ishte grumbulluar e ndoqën ndeshjen nga tribuna në shoqërinë e njëri-tjetrit.

-Ekipi festoi i gjithë për golin e Oliveirës. Por ky i fundit u shkëput për pak vetëm me Estefanon, teksa pozuan me dy gishta.

-Në fund të pjesës së parë trajneri Dritan Resuli shikohet të flasë me ndihmësin e tij Ditmar Bicaj. Tekniku me sa dukej po e udhëzonte për lojtarët që duhet të dilnin në nxehje për pjesën e dytë.

-Mbledhje stafi. Teksa skuadrat hyjnë në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë, trajneri Resuli qëndron për disa minuta me drejtorin Ferko, sekretarin Ribaj dhe dy ndihmësit Liçaj dhe Bicaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"