Pikantet e Partizani-Dinamo/ Shfryjnë Kallaku dhe Skuka, Vanoli në versionin… Antonio Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2022 | 14:40

Pikantet e Partizani-Dinamo/ Shfryjnë Kallaku dhe Skuka, Vanoli në versionin… Antonio Konte

Partizani-Dinamo nuk e kishte aspak atmosferën e një derbi të kryeqytetit. 900 tifozë ishin dje në stadium, interesim i paktë nga ana e tifozëve, ku dominonin ata të Partizanit, të vendosur në një nga sektorët përballë tribunës qendrore dhe që gjithë kohën mbështetën ekipin e tyre me brohoritma dhe një daulle. Protagonistë, veç skuadrave në fushë, ishin edhe dy trajnerët, të cilët kanë “ulëritur” nga fillimi në fund.

PARTIZANI DINAMO

Gazeta sjell disa nga momentet më pikante të derbit.

* Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, këtë herë është shfaqur shumë impulsiv. Ishte një Vanoli në versionin Antonio Konte, asnjë moment i qetë. Pas minutave të para ai hoqi xhaketën dhe u nervozua shumë me të tijtë pas pësimit të dy golave të parë. Italiani ka bërtitur gjithë kohën, duke kërkuar që topi të qarkullonte më shpejt. Në momente të caktuara ka këshilluar lojtarë të veçantë dhe një moment i ka bërtitur Ali Samakes, i cili ia ka kthyer nga fushë, duke i dhënë shpjegime. Në momentin që Cara shënoi golin e tretë, Vanoli veshi xhaketën dhe u qetësua.

* Edhe trajneri i Partizanit ka bërtitur shumë gjatë ndeshjes, sidomos gjatë pjesës së dytë. Në ndonjë moment Mehmetit i ka ikur edhe zëri.

* “O Hadroj, ec më lart”, shprehet ai gjatë një rivënieje anësore të të kuqve duke i kërkuar të fitojë metra me cinizëm.

* Në momentin kur gjyqtari Cjapi shkoi të shikonte në monitorin e VAR-it pamjet, në tribunën qendrore u kuptua se do të kishte penallti për Dinamon, pasi dukej prekja e topit me dorë. Ajo që tifozët e kuq nuk prisnin ishte ndëshkimi me të verdhin e dytë të Matondos, ndaj dhe ata shpërthyen në të shara ndaj arbitrit. Të njëjtën gjë bënë edhe kur Skuka u rrëzua në një moment në zonën kundërshtare.

* Agim Ibraimi dhe Herald Marku patën një moment nervozizmi gjatë pjesës së dytë. Ata e vazhduan debatin verbal për pak minuta dhe arbitri Cjapi i ndëshkoi të dy me të verdhë. Dikush kërkoi karton të kuq për Ibraimin, duke menduar se kishte marrë më parë një të verdhë, por nuk ishte kështu. Dy lojtarët u sqaruan me njëritjetrin edhe pas përfundimit të ndeshjes, duke shtrënguar duart.

* Realdo Fili, ish-futbollist i Partizanit, ishte i pranishëm në tribunë dhe e ndoqi nga afër këtë ndeshje.

* Agim Ibraimi është i vetmi lojtar i Dinamos që i ka shënuar Partizanit këtë sezon në 6ndeshje, 2 herë me penallti dhe1 herë me aksion.

* Drejtorit të klubit të kuq, Olsi Ramës, nuk i dilte e keqja për rastin e penalltisë në dëm të skuadrës së tij dhe kartonit tëkuq të Matondos. Pas ndeshjesai ka komunikuar nga afër me arbitrat, duke u munduar të shpjegonte se topi kishte prekur më parë trupin dhe pastaj dorën. Më shumë drejtuesin e kuq e shqetëson fakti që Matondo do të mungojë në ndeshjen e radhës me Kukësin.

* Skuka dhe Kallaku zëvendësohen. Të dy dalin ndjeshëm të revoltuar për këtë vendim të trajnerit Mehmeti. Ndryshe nga shoku i tij, Kallaku drejtohet menjëherë në tunelet e dhomave të zhveshjes, teksa të dy mërmërisin të shara në momentin e zëvendësimit.

* Pas ndeshjes Belica e festonfitoren me vajzën e tij. Mbrojtësi ulet në fushë dhe me ndihmën e një topi argëtohet me tëbijën.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"