Pikantet e Kastrioti-Egnatia/ Për vijëzim përdoret tallash, Okebukun nuk e mbajnë nervat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 21:17

Pikantet e Kastrioti-Egnatia/ Për vijëzim përdoret tallash, Okebukun nuk e mbajnë nervat (VIDEO)

Ndeshja mes Kastiotit dhe Egnatias përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0. Përtej rezultatit kjo ndeshje pati dhe shumë të veçanta. Panorama Sport” sjell momentet më pikante të sfidës

KASTRIOTI EGNATIA

* Përballja e mbijetesës mes Kastriotit dhe Egnatias ishte një sfidë e nxehtë vetëm në fushë, pasi reshjet e shiut kishin stepur tifozët që të vinin në stadium.

* Në tribunë nuk munguan as ish-lojtarët Xhulio Mehmeti, Silvestër Shkalla, Taulant Sefgjini, Taulant Marku, por edhe i dëmtuari Joan Çela. * Tri herë vizohet fusha, por reshjet e shumta e prishën vijëzimin. Megjithatë, u përdor pak tallash që vijat të ishin të dukshme dhe si për ironi sapo filloi ndeshja, reshjet pushuan.

* Autobusi i Egnatias i zbriti lojtarët nga hyrja përpara stadiumit, ndërkohë duke shkuar te parkingu, ngeli kryq në rrugë, duke vonuar lëvizjen e mjeteve për disa minuta.

* Stafi i Egnatias proteston te kartoni i parë i verdhë i Allmuçës, ndërsa lojtari pretendon se nuk e shkaktoi me dashje, por rrëshqiti prej terrenit.

* Gjyqtari i katërt, Laver Alla, vuan me Ndreun, i cili e kalon perimetrin e lejuar. Pas shumë e shumë kërkesash, i kërkon ndihmë edhe Xhajës, i cili e ndëshkon në shtesë me të verdhë teknikun e krutanëve.

* Okebugu nuk e përjeton mirë zëvendësimin dhe me nerva shkon direkt në dhomat e zhveshjes.

* Ndreu, krahas udhëzimeve për lojtarët në fushë, shpesh i tërheq vëmendjen edhe pankinës e cila mbështeste skuadrën në fushë.

* Një pjesëtar i stafit të Egnatias shpërthen me zë të lartë në fund në tunelin e stadiumit duke kritikuar arbitrat, që sipas tij, edhe pse me stemë të FIFA-s, arbitruan jo mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"