Pikantet e Flamurtari-Burreli / Shpëtim Gjika shfaqet mes tifozëve, festë e çmendur e Memushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 17:21

Pikantet e Flamurtari-Burreli / Shpëtim Gjika shfaqet mes tifozëve, festë e çmendur e Memushit

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Burrelit është ndjekur me kuriozitet të madh në Vlorë, pasi tifozët tani presin ringritjen e skuadrës nën drejtimin e Eqerem Memushit. “Panorama Sport” ju sjell në vijim pikantet e sidës së kësaj fundjave në Kategorinë e Parë:

lleshi

-Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ndoqi ndeshjen përkrah drejtuesve të Burrelit, ikonës vlonjate të futbollit Mexhit Haxhiu, si dhe deputetit Anduel Tahiraj.

-Shpëtim Gjika rikthehet në stadium. Presidenti më karizmatik i vlonjatëve e ndoqi takimin me Burrelin në tribunë, por mes tifozëve. Ky duket një mesazh i qartë nga ish-presidenti, se vijon të mbetet tifoz i asaj skuadre për të cilët kontribuoi jo pak.

-I dënuan me kartonë të kuq, La Torre e ndoqi takimin nga tribuna. Po aty u panë edhe Rrapo Taho dhe Albert Haxhija.

– Fjoralb Deliaj u zëvendësua në minutën e 84- t nga Paulo Pjeshka dhe kur po dilte u duartrokit gjatë nga tifozët për paraqitjen.

-Arlind Leshi “fluturoi në ajër” pas shënimit të golit dhe shkoi të festonte me tifozët e tribunës C.

-Eqerem Memushi feston si i çmendur. Trajneri vlonjat është parë shumë entuziast gjatë ndeshjes, por ka dalë nga vetja në çdo moment kur skuadra ka shënuar, duke e përjetuar gjithçka.

-Sinan Idrizi duartrokiti gjatë skuadrën në fund të takimit, duke shprehur kënaqësinë e tij për fitoren, por edhe lojën e zhvilluar.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"