Pikantet e Erzeni-Kukësi / Tension në fushë dhe sherr pas ndeshjes, Duro dhe Tetova si spektatorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 23:09

Pikantet e Erzeni-Kukësi / Tension në fushë dhe sherr pas ndeshjes, Duro dhe Tetova si spektatorë

Dita e hënë dhe orari i papërshtatshëm 15:00 i zhvillimit të takimit Erzeni-Kukësi, kishte stepur jo pak tifozët shijakas. Në “Niko Dovana” kishte rreth 1000 tifozë, ku përveç atyre shijakas, një pjesë e tyre ishin edhe kuksianë që jetojnë prej vitesh në qytetin e Durrësit. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

sdfsdfsdfsdfsdf

* Erzeni luajti për të tetën herë radhazi me fanellën e bardhë, duke hequr dorë nga ajo karakteristike, që ka edhe ngjyrën blu.

* Si për ironi të fatit, në tribunën qendrore të stadiumit u shfaqën afër njëri-tjetrit Shpëtim Duro dhe Edlir Tetova, me këtë të fundit që u shkarkua nga Egnatia dhe vendin e tij e mori 62-vjeçari tiranas.

* Për të ndjekur këtë takim ishin të pranishëm edhe disa lojtarë të Teutës, mes tyre Blerim Kotobelli, Emiliano Vila dhe Lorenco Vila.

* Ardit Peposhi nuk ia doli të ishte gati në këtë ndeshje pas dëmtimit të pësuar rreth katër javë më parë. Ai u ngjit në tribunë, ku për një moment pati edhe debat me një prej zyrtarëve të klubit kuksian. Kujtojmë që vëllai i tij, Ergys Peposhi, është pjesë e Kukësit.

* Përveç presidentit të Kukësit, Safet Gjici, të pranishëm ishin edhe donatorët e Erzenit, si dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

* Në minutën e 37-të, tifozët shijakas u irrituan shumë kur Shqiprim Taipi ndërhyn dy herë në mënyrë të gabuar ndaj Kadriut, e më pas Jakup Berisha nuk lë të gjuajë Kahrimanoviç një goditje dënimi. Në këtë moment arbitri Alla mban lojtarin e Kukësit.

* Në momentin që lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes pati një kaos të madh në tunelin e stadiumit, teksa nuk munguan fërkimet mes lojtarëve të të dyja skuadrave, por më pas ndërhynë stafet respektive. Në këtë moment u futën brenda stadiumit edhe forcat e rendit.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"