Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Arbitri “faull” Aleksit, Spahiu del i nervozuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 10:30

Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Arbitri “faull” Aleksit, Spahiu del i nervozuar

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Melos Zenunaj, luajti me pantallona të shkurta pa numrin e fanellës së tij. Në pozicionin ku duhet të ishte numri 33, ishte e mbuluar me një bojë të bardhë.

egnatia kukesi

* Sebastjan Spahiu u pa i dëshpëruar në momentin e zëvendësimit, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit Tetova pasi synonte të luante më shumë.

* Trajneri Bledar Devolli nuk u ul për asnjë sekondë në stol duke motivuar lojtarët e tij. Disa herë tekniku i verilindorëve u këshillua nga arbitri i katër Ermis Çelaj sepse gati sa nuk futej në fushë, në tentativë për të udhëzuar të tijtë.

* 54’ Aleksi përplaset me kryesorin Myrta gjatë një aksioni aty pranë kryesorit të sfidës. Loja ndërpritet disa momente, pasi mesfushori mori ndihmën e stafit mjekësor.

* Ndonëse u akorduan 2 minuta shtesë në pjesën e parë, arbitri Myrta e mbylli sfidën 20 sekonda përpara.

* Një grup tifozësh kuksianë ishin në mbështetje të ekipit të tyre në shkallët e stadiumit. Në fundin e sfidës kapiteni Tafas dhe Mingos shkuan të duartrokisnin mundin e tifozëve që kishin ardhur nga Kukësi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit shkuan në dhomat e zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"