Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Taka të gabuara, lojtarëve blu nuk u mbajnë… “frenat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 15:59

Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Taka të gabuara, lojtarëve blu nuk u mbajnë… “frenat”

Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë pati ritëm dhe emocione nga fillimi në fund. Tifozët bënë punën e tyre, duke përkrahur skuadrat në stadiumin e Durrësit. Për herë të tretë radhazi, Dinamo ka dështuar të mposhtë Vllazninë këtë kampionat. Në dy ndeshjet e mëparshme blutë kanë barazuar 1-1 në Elbasan dhe kanë humbur 3-1 në Shkodër. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes së djeshme.

dinamo vllaznia

* Një numër i konsiderueshëm tifozësh të të dyja skuadrave ishin të pranishëm në tribunën qendrore të stadiumit “Niko Dovana”, që praktikisht është një fushë asnjanëse, edhe pse mund të quhet si shtëpia e Dinamos këtë sezon. Ra në sy grupimi “Vllaznit Ultras”, që pas fitores bëri edhe foton e rastit me skuadrën e zemrës.

* Lojtarët e Dinamos duket se kishin zgjedhur takat e gabuara për këtë ndeshje, sepse gjatë gjithë kohës kanë rrëshqitur në fushën e lagësht. Në momentin e golit të Vllaznisë ishte Gudiabi që rrëshqiti dhe Alivoda gjuajti lirshëm. Më pas “frenat” nuk i mbajtën as Denisonit në një rast, Lorenco Vilës, Albion Markut dhe ndonjë tjetri.

* Sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, u pa dje në tribunën qendrore duke ndjekur ndeshjen Dinamo-Vllaznia, i shoqëruar nga miqtë të tij. Bomberi dibran është duke kaluar një dëmtim.

* Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade, ishte i pranishëm në “Niko Dovana”, ndërsa takoi përzmerisisht presidentit e Vllaznisë, Alban Xhaferi, si dhe disa pjestarë të stafit shkodran.

* “Deni, bë presing. Afrohu tek portieri”, dëgjohej shpesh trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, teksa i flista nga pankina lojtarit brazilianit, Denison Silva.

* Gjatë një ndalese të lojës, drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani, i jep direktiva Malës dhe Balajt, që të jenë më të qetë në mbajtjen e topit.

* Një ndërhyrje ndaj Alivodës në mesfushë solli protesta në pakinën shkodrane. “Është faull merr burrë”, ishin britmat ndaj Cjapit.

* Portieri titullar i Vllaznisë, Kristi Qarri, mungoi kundër Dinamos për shkak të një gjendjeje gripale në 48 orët e fundit. Në vendin e tij u aktivizua Jurgen Mehidri, që bëri një paraqitje të mirë.

* Klubi blu kishte menduar edhe për fëmijët e akademisë, teksa i kishte pajisur me shalla të Dinamos dhe gjatë gjithë ndeshjes, ata u bënë një zë i fuqishëm në mbështetje të skuadrës së parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"