Pikantet e Dinamo-Teuta/ Tifozët tërbohen me Rexhepin, italiani e… duartroket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 15:14

Pikantet e Dinamo-Teuta/ Tifozët tërbohen me Rexhepin, italiani e… duartroket

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes mes Dinamos dhe Teutës, e fituar me përmbysje nga durrsakët në “Elbasan Arena”.

dddytr

– Dy presidentet Ardian Bardhi dhe Edmond Hasanbelliu njihen për miqësinë e tyre, teksa më herët kanë qenë së bashku edhe financues te Teuta. Ditën e djeshme ata qëndruan bashkë gjatë gjithë kohës, madje duke ardhur shumë shpejt në stadium.

– Edi Martini kërkon që në minutën e parë presionin lart nga skuadra e tij, duke u bërtitur të tijve që të qëndrojnë në sulm.

– Tifozët e Dinamos tërbohen me portierin Rexhepi, sepse humb një top në pasim dhe e dërgon në rivënie anësore. Di Biaxho i jep zemër në krahun tjetër, duke e duartrokitur.

– Anësori mërzit në një moment një tifoz të Dinamos, sepse nuk ngre flamurin në një rivënie anësore. “Ngreje atë flamurin mo, për çfarë e ke marrë me vete”, ia behu tifozi dinamovit.

– Di Biaxho kujton kohët si futbollist dhe zhonglon topin në një moment. Tifozët ia kthejnë me ironi: “Bravo, bravo”. – Di Biaxho tërbohet te një ndalesë e lojës për shkak të dëmtimit të një lojtari të Teutës. Kërkon llogari te gjyqtari i katërt, pasi sipas tij aksioni duhet të vijonte, për aq kohë sa nuk kishte faull.

– Portieri Dema në një moment e merr me qetësi rivënien fundore, por është Fili që ia bën me shenjë që të mos e ulë ritmin, por ta nisë lojën shpejt.

– Edi Martini bërtet me të madhe për prekjen e topit me dorë të Behiratçes, ku kërkon penallti. “Është penallti mo”, i bërtiste arbitrit.

– Edhe pse u mundën, në fund lojtarët e Dinamos “ngushëllohen” me pica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"