Pikantet e Bylis-Kukësi/ Tension në fund, trajnerët si zjarrfikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 15:17

Pikantet e Bylis-Kukësi/ Tension në fund, trajnerët si zjarrfikës

Bylisi-Kukësi u përfshi nga tensioni në fund. Klubi ballshiot e kishte shpallur “non grata” arbitrin Laver Alla, por FSHF-ja nuk e ka marrë parasysh këtë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e sfidës në Ballsh.m,xcnv

*Vangjel Zguro i kërkoi llogari arbitrit pas rënies së bilbilit për kartonin e kuq. Në këtë moment pati tension, ndërsa mbrojtësi i Bylisit u kap edhe me Dragoshin e Kukësit. Në këtë moment ndërhyri zv.trajneri Ylli Shameti, i cili qetësoi Zguron. Më pas trajnerët Shensoi dhe Hallaçi shpërndanë lojtarët dhe gjetën kohën të ngacmojnë njëri-tjetrin me batuta (dikur kanë qenë bashkë te Kukësi), në shoqërinë edhe të drejtorit të klubit verilindor, Naim Halili.

* Sapo shënoi Taipi nga pika e bardhë, pankina e Kukësit ka vrapuar drejt mesfushorit për të festuar. “O Laver, mos të ka federuar Kukësi”, ka qenë thumbimi nga tribuna i tifozëve për arbitrin.

* Portieri Tafas dhe mbrojtësi Lamçe u dëmtuan në pjesën e parë te Kukësi, teksa vetëm i pari ia doli të qëndronte në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"