Pikantet e Skënderbeu-Erzeni/ Tension mes tifozërive, policia shmang përleshjen masive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 16:23

Pikantet e Skënderbeu-Erzeni/ Tension mes tifozërive, policia shmang përleshjen masive

Skënderbeu-Erzeni nuk ka qenë aspak një ndeshje e qetë për sa i përket situatës në shkallët e stadiumit, por edhe në fushën e lojës. Dy momente janë regjistruar në këtë takim, të cilat kanë sjellë situata disi jo të këndshme. “Panorama Sport” ju prezanton pikantet e ndeshjes.

gfh

* Momenti i parë ka koincidon me përplasjen mes dy tifozërive, e ku për pak mund të ishte regjistruar si incident pa nisur takimi mes Skënderbeut dhe Erzenit. Dhjetëra tifozë të Erzenit të vendosur në tribunën E kanë provokuar tifozët e pakët korçarë, këta të fundit ishin vendosur pa nisur takimi në tribunën C. Ofendimet në distancë mbizotëronin mes dy tifozërive, madje ka pasur edhe tentativë për përplasje fizike. Të dyja palët kanë tentuar të kalojnë rrethimin, me qëllim për t’u konfrontuar fizikisht. Është dashur ndërhyrja e policisë, ajo që ka shmangur një incident duke izoluar rastin pa pasur përplasje. Më tej situata është qetësuar dhe ndeshja ka filluar normalisht.

* Vetëm 600 tifozë apo ndoshta diçka më pak kanë qenë prezentë në stadium për të ndjekur këtë takim. Një numër shumë i vogël, krahasuar me ndeshjet e tjera kur Skënderbeu ka luajtur në shtëpi. Dukshëm që aktivitetet e tjera në qytet paralelisht në të njëjtin orar me ndeshjen kanë sjellë minimizimin e tifozëve.

* Situatë e tensionuar është krijuar edhe në momentin kur Lika ka nisur shpejt një aksion të ndaluar për shkak të protestave të zgjatura prej shijakasve. Rasti në fjalë ka shkaktuar irritimin e lojtarëve dhe përplasje mes tyre në fushë, teksa tensionimi ka mbërritur deri në shkallët e stadiumit. E gjithë pankina e Erzenit është çuar për të protestuar në sajë të veprimeve nga ana e Likës, gjithashtu ndaj tyre kanë vërshuar lumë ofendimesh nga tribuna A, e vendosur pas pankinës së miqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"