Pikantet Dinamo-Skënderbeu/ 300 tifozë dhe tribunë plot me trajnerë, Ilir Daja “i ftuar” special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 22:25

Pikantet Dinamo-Skënderbeu/ 300 tifozë dhe tribunë plot me trajnerë, Ilir Daja “i ftuar” special

– Ishte e pritshme që në një ndeshje si kjo të kishte më shumë tifozë se zakonisht. E megjithatë, shifra nuk është se i ngjit fort historisë së këtyre dy klubeve. Vetëm 300 ishin të pranishmit në Dinamo-Skënderbeu.

DINAMO SKENDERBEU

– Ishte një 90-minutësh me aromë elite, që në fushë zbritën 26 tituj kampionë (18 të bluve dhe 8 të korçarëve). Mjafton kaq për të treguar madhështinë e dy klubeve, që pa frikë janë pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitë.

– Tribuna e stadiumit “Selman Stërmasi” ishte e mbushur me personalitete të futbollit, trajnerë dhe drejtues të skuadrave të tjera në vend, si Sulejman Starova, Skënder Gega, Dritan Mehmeti, Tefik Osmani, Koço Kokëdhima e të tjerë.

Osmani Starova

– Në tribunë këtë herë ishte edhe një “i ftuar” special, Ilir Daja. Trajneri, që tani drejton Ballkanin në Kosovë, ndoqi nga afër dy ekipet më të cilat ka dalë edhe kampion. Në krahë kishte edhe djalin e tij, Glen Daja. Sigurisht, nuk munguan personalitetet e tjera të familjes dinamovite, si Faruk Sejdini, Artur Çobani apo Aleko Bregu.

– Si asnjëherë më parë, stoli i Dinamos ka protestuar ashpër ndaj disa vendimeve të arbitrit Kreshnik Cjapi. Në ndonjë rast pati edhe futje në fushë për vendime të padrejta, sipas stolit blu, në dëm të Dinamos.

– Tifozët kanë duartrokitur skuadrën pas ndeshjes, pavarësisht se prisnin fitoren ndaj Skënderbeut. Po ashtu, ata kanë inkurajuar lojtarët gjatë zëvendësimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"