PIKANTET| Bylis-Skënderbeu/ Jeleku i fatit dhe britmat e Ilir Dajës, Takaj nuk e ndau për asnjë moment puron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 8:19

PIKANTET| Bylis-Skënderbeu/ Jeleku i fatit dhe britmat e Ilir Dajës, Takaj nuk e ndau për asnjë moment puron

Bylisi-Skënderbeu pati disa episode pikante, teksa protagonistë u bënë edhe dy trajnerët. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

bylis skenderbeu

* Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, në shenjë fati ka mbajtur jelekun e gjelbër të veshur. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në sfidat e tjera kur skuadra e tij ka pasur sukses, sidomos në Ballsh.

* Në minutën e 54-t, Shqipërim Taipi i Skënderbeut dhe Serxhio Ujka i Bylisit, përdorin duart gjatë një momenti nervozizmi në mesfushë. Arbitri Muska ndërhyn duke i këshilluar dhe u kujtuar protokollin që për të tilla raste parashikon menjëherë ndëshkim me të verdhë.

* “O Taip, o Taip!. Me qetësi, nuk mbaron sot. Ka edhe ndeshje tjetër”. Këto ishin britmat e shpeshta të trajnerit të Skënderbeut, Ilir Daja, që i kujtonte mesfushorit të ishte më i qetë. Trajneri është parë i shqetësuar në pjesën e dytë, sepse skuadra e tij ndodhej në disavantazh dhe ai kërkoi të paktën një gol, që ta kishte më të lehtë për ndeshjen e kthimit në Korçë, që do të luhet më 24 qershor.

skenderbeu-bylis (1)

* Në minutën e 72-të, Bajramaj përplas topin te gjyqtari Muska në një kundërsulm premtues të ekipit ballshiot. Sipas rregullores menjëherë loja u ndërpre dhe nisi pikërisht aty ku ishte arbitri.

* Trajneri Daja dhe ndihmësi i tij, Liçi, tërbohen me anësorin Shaba për një faull të pathënë në minutën e 76-të.

2 (1)

* Masa të rrepta të marra nga klubi ballshiot. Stafi mjekësor për këdo që hynte në stadium, bënte matje të temperaturës. Stafet, gjyqtarët, lojtarët apo zyrtarë të tjerë që janë ulur në tribunë, si dhe policia private, iu nënshtruan kontrollit para hyrjes në “Adush Muça”.1 (1)

* Nga tri minuta shtesë, gjyqtari Muska e ka mbyllur sfidën më vonë se koha e dhënë, duke revoltuar ballshiotët.

* Presidenca ballshiote ka shpërndarë rrogat një ditë para sfidës me korçarët dhe kjo i ka gëzuar pa masë lojtarët në këto ditë të vështira.

3 (1)

* Krerët e dy klubeve, Besnik Kapllanaj dhe Ardjan Takaj, e kanë ndjekur sfidën në tribunën “VIP”. Mes tyre ishte edhe ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj. Takaj nuk e ndau për asnjë moment puron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"