PIKANTE| Tirana-Bylis/ Kapllanaj kërcënon me largim nga fusha, Nevili kërkon të hyjë në lojë. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:50


PIKANTE| Tirana-Bylis/ Kapllanaj kërcënon me largim nga fusha, Nevili kërkon të hyjë në lojë. Ja çfarë nuk u pa në TV

Para se të niste ndeshja, lojtarët e Tiranës kanë bërtitur në dhomat e zhveshjes “Tirana”, shenjë kjo e bashkimit të skuadrës. Në fund të ndeshjes veteranët kanë kritikuar disa nga lojtarët e ekipit.

Tirana-Bylis 0-0

Fusha e “Selman Stërmasit” ishte në gjendje perfekte. Pas më shumë se një muaji punë të punonjësve të stadiumit, gjendja ishte shumë e mirë dhe kjo u pa gjatë lojës.

Gjyqtari i katërt, Krides Meta, para se të niste takimi, ka këshilluar gjyqtarin e ri, Lata, për atë që duhet të bënte në fushë, pasi për të ishte vetëm ndeshja e dytë në Superiore.

Në stadium, pikërisht karshi ishte hapur një parullë: “1 kryeqytet, 1 kryeskuadër, 1 kryevepër, Tirona”. Te pjesa e tifozëve ultras ishte vendosur: “Tirona Fanatics”.

Që në fillim, trajneri Dovedan ka shprehur pakënaqësinë për veprimet e lojtarëve të tij.

Gjatë lojës Dovedan çmendet për një faull të Ndrecës ndaj Halilit dhe i kthehet lojtarit të tij: “Faull Ndreca, faull. Avash, avash”.

Vangjeli

Nevil Dede nga ana e tij qëndron në këmbë, por vetëm këshillon skuadrën dhe lojtarë të veçantë. Më pas nis dialogu i gjatë mes tij dhe lojtarëve në fushën e lojës. Si fillim këshillon Hoxhallarin për lëvizjet në fushë. “Hoxhe, pak më qetë. Grent, mos u digj”. Pas fjalëve të ëmbla ka edhe kritika për skuadrën dhe zë të ngritur. “More Muçi, hajde more djalë” ose “O Vangjel shih poshtë Muçin”.

Nevil Dede 2

Në minutën e 27-të, Garsia shkakton një faull ndaj Najdovskit. Të dy dëmtohen, por braziliani ndëshkohet me të verdhë, ndërsa gjyqtari i nxjerr jashtë të dy lojtarët për t’u futur sërish në lojë. Lojtarët i thonë gjyqtarit se të paktën futbollisti i Tiranës nuk duhet të dalë nga loja në bazë të rregullores.

Polemika teknike mes Tefik Osmanit e Nevil Dedes. Në një moment, Osmani mendon se e ka fajin Najdovski për një pozicion, ndërsa Dede ia kthen ish-mbrojtësit që sapo ka lënë futbollin: “Nuk është faji i Filipit, por i Vangjelit që nuk shkon ta mbulojë”.

Najdovski Tirana

Në fund të ndeshjes ka pasur një polemikë mes ish-drejtorit sportiv të Tiranës dhe babait të ish-lojtarit të Tiranës, Pano Qirko, për aventurën e tij në skuadrën bardheblu.

Dede çmendet për një faull të gjyqtarit në dëm të Tiranës dhe bërtet: “Jo, mor djalë, jo, jo. Ai nuk e ka parë fare situatën, ai arbitron me veshë”.

Besnik Kapllanaj është i xhindosur për gabimet që bën gjyqtari në dëm të Bylisit të tij. Nga Tribuna ai flet. “Kridens, ti nuk e shikon o… O Marjus do ta nxjerr ekipin nga fusha. Do ta nxjerr seriozisht”, kërcënon Kapllanaj.

Në minutën e 55-të, Ismajlgeci kërkon ndërrim pasi dëmtohet në kavilje që vjen pas një shkeljeje të një prej lojtarëve të Bylisit. Në disa momente Dede drejton të tijtë nga stoli: “Jepi qetësi skuadrës Erjon. Po gabove ti, është problem”, i drejtohet një prej tre mbrojtësve.

Në minutën e 60-të, Dede heq xhupin dhe kërkon të ekzekutojë vetë një anësore.

Nevil Dede

Në minutën e 71-të, pas hyrjes së Torasës në fushë, Dovedan thërret Alanin dhe i kërkon ta ndjekë hap pas hapi.

Batha

Në minutën e 78-të, dëmtohet Hadroji ballshiotët lënë lojën, por “Fair Play”-n nuk e respekton Batha që vazhdon lojën. Plasin polemikat me Kulin që proteston nga pankina. Është Dede që qetëson situatën: “Kërkoj unë falje për ata”.

Refik Halili

Dede nuk përmbahet në 10 minutat e fundit. Bën të pamundurën për ta çuar ekipin te goli, por skuadra është e hallakatur dhe presidenti Refik Halili largohet i mërzitur në ambientet e jashtme të stadiumit, takon trajnerin mik, Dovedanin, me të cilin shkëmben edhe një batutë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/