PIKANTE| Teuta-Skënderbeu/ Sa shumë ish-ë si kundërshtarë, Martini nuk ulet në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 21:27

PIKANTE| Teuta-Skënderbeu/ Sa shumë ish-ë si kundërshtarë, Martini nuk ulet në stol

“Panorama Sport” ju sjell momentet më të veçanta të ndeshjes së djeshme të kampionatit shqiptar Teuta-Skënderbeu: 
Skenderbeu-Teuta
* Para startit të ndeshjes, ish-lojtari i Teutës, Edlir Tetova, shkelmon topin e parë nga qendra.

* Risi në pjesën ballore të stadiumit “Niko Dovana”, ku janë vendosur simbole të klubit duke i dhënë një pamje të pranueshme pa stola bosh.
Teuta-Skenderbeu
* Lojtarët e Teutës mbërrijnë në stadium, veshur me kostume serioze. Uniformë e cila bëri përshtypje.

* Bregu, Daja, Arapi, Frashëri dhe Emiljano Vila ishin si ish-ë.

* Julian Ahmataj rikthehet në Durrës si kundërshtar, pasi ka drejtuar Teutën në sezonin 2015-2016 ndaj Kariat Almatit në Europë. Gjithashtu, ka qenë pjesë e Teutës si futbollist. Në Durrës si kundërshtar u thye edhe Ditmar Bicaj i cili ka qenë te Teuta dy vite më parë.

* Teuta rikthehet të luajë në “Niko Dovana” pas 47 ditësh, pasi për herë të fundit luajti përballë Granadës më 17 shtator.

* Dje, Teuta ishte në fushë me fanellat e reja.
BERIM KRASNIQI
* Blerim Krasniqi dhe Fabian Beqja, të dy të dëmtuar, e ndoqën ndeshjen nga tribuna VIP.

* Të dy trajnerët, gjatë gjithë kohës, ishin shumë impulsivë dhe shprehnin pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje.

* Avdyli godet nga distanca, Martini thërret: “Mirë e bëre Avdyl!”

* Ahmataj këshillon Pusin: “Hyr më shumë drejt portës, mos rri aty”.
Edi Martini
* Martini për asnjë çast s’u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve: “Luani topin, mos e teproni”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"