Pikante/ “O Hasan, bëju zile se i zuri gjumi”, tifozët protagonistë në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 21:58

Pikante/ “O Hasan, bëju zile se i zuri gjumi”, tifozët protagonistë në Gjirokastër

– Ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur rreth 800 tifozë vendës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe 10 ultras të Lushnjës. “Për ne fanella, për ju leku”, ishte mesazhi i tyre, ndërkohë që nuk reshtën së mbështeturi për asnjë moment skuadrën e tyre të zemrës.

– Ndërkohë që ishte shumë e vështirë të gjeje zyrtarë të Lushnjës në tribunën VIP, pasi ata mungonin. Ndërkohë që nuk kanë munguar drejtuesit më të lartë të Luftëtarit.

luftetari lushnja

– Teksa minutat kalonin, nga sportdashësit gjirokastritë dëgjoheshin thirrjet “Bëni gol me hak ndaj Lushnjës” pasi në Gjirokastër barazimi i fundit ndaj Lushnjës u konsiderua si zhgënjim.

– “O Mone, dil ti godit topin, mos e lër Pepën të godasë”, është ky mesazhi i Ilir Gjylës, pas minutës së 57-të të takimit.

-Në një kohë që Luftëtari kërkonte golin e sigurisë, nga të pranishmit do të vinte sinjali: “O Hasan bëju ndonjë zile këtyre se i zuri gjumi”.

abeb1a15-7d94-47a3-9bd3-771390f64348-1

– Kur kishin kaluar me shumë se 75′ dhe lushnjarët ishin në kërkim të golit të barazimit, gardiani Spaho i drejtohet anësorit Lamaj: “Çfarë bën?”

– Në momentin e ndërprerjes së sfidës për arsye të lëndimit të një prej futbollistëve miq ka kohë që Liçaj dhe Lika të përqafohen mes njëri-tjetrin, duke hedhur pas krahëve aludimin e një përplasjeje indirekte në fushën e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"