Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2013 | 14:11

Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje

inter-trapaniInteri është kualifikuar për në 1/8 e Kupës së Italisë, por i është dashur të vuajë shumë, edhe pse kundër ka pasur Trapanin që aktivizohet në Serinë B. Zikaltrit kanë bërë një pjesë të parë shumë të mirë, duke shënuar tri herë në portën kundërshtare në “San Siro”, por në të dytën, miqtë u dhuruan 2500 tifozëve të tyre një mbrëmje fantastike që do ta kujtojnë gjatë dhe mbështetësve zikaltër të dridhura. Shënuan dy herë, aq sa e vunë në diskutim kualifikimin. Por goli i dytë erdhi në të 90′, kështu që Interi e mbylli ndeshjen me fitore. E veçanta e takimit ka qenë aktivizimi i Federiko Bonazolit, që është lojtari më i ri që ka debutuar me fanellën zikaltër, 16 vjeç e 5 muaj.
Sfida
Ndeshja nisi e vrullshme dhe miqtë arrijnë t’i bëjnë ballë zikaltërve vetëm për 3 minuta dhe 23 sekonda. Guarin gjuan një goditje dënimi ultas dhe çon vendësit në avantazh (topi preket nga Marrone). Trajneri ka vendosur që t’i japë një mundësi Belfodilit, që luan si sulmues i vetëm dhe Kovaçiç, talenti kroat nga i cili tek Interi presin shumë. Mateo vendoset pas algjerianit, edhe pse jep disa pasime, sërish është larg asaj që të gjithë duan të shikojnë. Një shans ka edhe për Mudingajin, Pereiran, Andreolin dhe Uollasin. Goli i parë i rregullon punët për zikaltrit. Por, nëse në vend të Belfodilit do të ishte dikush tjetër që në 15 minutat e para, Interi do ta kishte çuar rezultatin në 3-0. Në të 40′ vjen mësymja e vendësve. Pereira kroson dhe sulmuesi algjerian realizon fluturimthi. Pas 4′ ka një penallti të shkaktuar nga Iunko që pengon Guarinin dhe Sapir Taideri realizon. Në pjesën e dytë gjërat shkojnë mirë për Interin, derisa Kaçeta realizon golin e parë për Trapanin. Tifozët miq lumturohen dhe shpërthejnë kur Madonia realizon në të 90′. Por, nuk ka më kohë dhe 2500 tifozët sicilianë duhet të kënaqen me këtë ndeshje të luftuar në “San Siro” ndaj Interit.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"