Pesë golashënues në derbi, shikoni kush udhëheq te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 15:59

Pesë golashënues në derbi, shikoni kush udhëheq te Partizani

Vetëm pesë futbollistë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në derbi nga grupi aktual që ka Partizani. “Demat e kuq” kanë qenë të suksesshëm përballë rivalëve të Tiranës ndeshjet e fundit, por golashënuesit kanë qenë me pikatore, kjo dhe për faktin se disa prej tyre janë larguar nga skuadra merkatot e fundit.

Partizani goli

Aktualisht, vetëm 5 futbollistë të Partizanit e kanë shijuar golin kundër Tiranës. Solomon ka shënuar një gol në tri takime kundër bardhebluve. Në kuotën e një goli, janë dhe Bardhi (7 ndeshje) dhe Mala (5 ndeshje).

Dy gola ka shënuar Çinari në 5 takime, por nuk do të jetë i gatshëm në sfidën derbi për shkak dënimi. Golashënuesi më i mirë i Partizanit në derbi është Kordeiro Melo, i cili në katër ndeshje derbi ka arritur të tundë rrjetën plot 3 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"