Mbledhja te Ministria e Financave, Fidel Ylli: Ja kur do t’i japim zgjidhje përfundimtare problemeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:59

Mbledhja te Ministria e Financave, Fidel Ylli: Ja kur do t’i japim zgjidhje përfundimtare problemeve

Ka përfunduar para pak minutash, takimi te Ministria e Financave, mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe qeverisë. Në prononcimin e menjëhershëm pas këtij takimi, deputeti Fidel Ylli u shpreh për mediat.

Fidel Ylli Libohova logo

“Sot kishim takimin e dytë me Ligën Profesioniste të futbollit. Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot.

Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset. Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin, do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur.

Unë e kam thënë që në fillim, që kryeministri është shefi i qeverisë, por në fund të fundit kryeministri punon me stafet. Nuk mund të marrë vendime pa u konsultuar me ministren dhe grupin e punës.

Do të jetë një vendim që sportit do t’i vlejë për një afat të gjatë. Debatet sjellin zgjidhen e problemit, jam i bindur që kjo situatë do të zhbllokohet shumë shpejt. Kur flitet për financat, gjithë ministrat dhe këshilltarët debatojnë. Jemi në një vit të vështirë, tërmet, pandemi, biznese të rrënuara dhe qeveria ka vështirësi të mëdha. Janë zgjidhur 90% e kërkesave, ka ngelur vetëm Ligji i Sponsorizimit. Ka 2 variante, varjani jonë dhe i Ligës. Të dyja variantet konvergojnë, vetëm duhet gjetur modaliteti se si do zgjidhet”, u shpreh Fidel Ylli.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

“Po të diskutonim javën e parë, sot do të kishim futboll”, Fidel Ylli mesazh FSHF-së: Nëse nuk ka aktivitet për një vit, qeveria ndërhyn për…

 

“Jemi një hap pranë zgjidhjes”, presidenti Libohova: Do të presim deri ditën e premte, ja kur fillon futbolli…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"