“Përforcohet” Lushnja, mbrojtësi kthehet pas një viti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 9:57

“Përforcohet” Lushnja, mbrojtësi kthehet pas një viti

Përforcohet Lushnja. Nuk bëhet fjalë për një afrim të mirëfilltë merkatoje, por një rikthim. Skuadrës i është afruar këto ditë në stërvitje një qendërmbrojtës dhe bëhet fjalë për Marjus Korreshin. Lojtari kishte gati një vit i dëmtuar (e fundit ndeshje si titullar ishte ajo e 8 shkurtit të 2020-ës, në Lushnja-Elbasani 3-0).Skenderbeu-Lushnja 2-0, Korreshi ne dyluftim me Arapin

Një dëmtim e detyroi të qëndronte pothuajse një vit larg fushave të lojës, por më në fund është rikuperuar. Tashmë është totalisht gati dhe asgjë nuk e ka penguar që të vihet nën urdhrat e Ilir Gjylës, duke u cilësuar edhe si blerja numër dy e këtij janari. “Marjus Korreshi është zyrtarisht lojtari ynë. Ka firmosur kontratën deri në fund të sezonit dhe është federuar. Është pjesë e 25-es”, është shprehur sekretari Edison Koçi. Vetë 21-vjeçari është i lumtur për këtë rikthim, ndërsa tregon që e ka vuajtur ndjeshëm shkëputjen.

“Jam shumë i kënaqur që u riktheva në ekip. Kalova një dëmtim të gjatë dhe të vështirë. Nuk e ka pasur aspak të lehtë, por tashmë jam rikuperuar dhe jam shumë i gëzuar që do të jem sërish pjesë e ekipit”, është shprehur Korreshi. Mbrojtësi shtatlartë është aktivizuar te Lushnja që në moshën 18-vjeçare, kur verdhejeshilët luanin në Kategorinë Superiore.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"