Përballjet e zjarrta, mesfushori “injoron” sfidën Serbi-Shqipëri: Ja derbi që më ka lënë pa gjumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:18

Përballjet e zjarrta, mesfushori “injoron” sfidën Serbi-Shqipëri: Ja derbi që më ka lënë pa gjumë

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë e 14 tetor të vitit 2014, ka qenë një nga sfidat më të nxehta në rang kombëtaresh, në dekadën e fundit. Kjo përballje degjeneroi në përplasje fizike në fushën e lojës për shkak të një droni që tërboi serbët.

SERBIA

Gjithsesi për mesfushorin Nemanj Gudelj, kjo nuk ka qenë ndeshja më e ndezur që ai ka qenë prezent. Në një prononcim për “ElDesmarque”, 28-vjeçari serb ka zgjedhur derbin mes Betisit dhe Sevijas, si më të zjarrtin dhe më emocionuesin. Edhe pse ka luajtur në disa derbi, për Gudelj, ai është derbi më i ndezur që e ka lënë pa gjumë.

“Kur luajmë në shtëpi ne luajmë gjithmonë me 12 lojtarë, ndërsa në derbin ndaj Betisit kemi 13 lojtarë. Shumë njerëz më treguan për këtë derbi, por deri sa ta provoni, të jeni në stadium dhe në rrugë, për ta parë se çfarë ndodh dhe çfarë do të thotë një derbi, ju nuk do ta kuptoni plotësisht rëndësinë e saj. Unë kam qenë me fat që e kam provuar këtë ndjesi. Është me të vërtet diccka në kufijtë e të pabesueshmes.

1413319910569_Image_galleryImage_Serbia_s_defender_Stefan_

Unë kam përjetuar derbi të tjerë, atë të Ajaks kundër Fehjenord. Me përfaqësuesen kam luajtur kundër Shqipërisë dhe është gjë tjeëër. Me Sporting ndaj Benfikës gjithashtu, kam pasur fatin të luaj shumë derbi të mëdhenj, por jam i sigurt se ky derbi është më i madh.

Rrugët janë plot. Nuk më ka ndodhur asnjëherë që në hotel ku mund të pushojmë para ndeshjes, unë nuk mund të fleaj natën. Nuk fle dot nga zhurma në rrugë. Është një lloj pushimi por nuk flen dot nga gumëzhima, janë gjëra që të mbeten në mendje”, tha sulmuesi serb.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"