Pengu bën llogaritë: S’duhet të dalim pa pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2016 | 12:52

Pengu bën llogaritë: S’duhet të dalim pa pikë

Edhe pse do ta nisin në një ndeshje në transfertë, liqenorët e shohin pozitiv kalendarin e sezonit të ri futbollistik. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni Ledio Pengu u shpreh:

Enkelejd Pengu

“Është një kalendar ku ne duhet të kemi kujdes sidomos në fazën e parë pasi janë disa ndeshje që do t’i zhvillojmë jashtë fushës sonë. Do ta fillojmë sezonin me ndeshje në transfertë ku do të vihemi përballë Bylisit për të pritur në ndeshjen e dytë me Sopotin. Llogaritë duhet të bëhen mirë dhe nuk duhet të gabojmë në asnjë mënyrë.

pogradeci formacioni

E kemi të vështirë vetëm për ndeshet e para prandaj duhet të bëjmë hapa të sigurt. Jemi përgatitur gjatë verës për të kapur një nga vendet e para në grup. Në ndeshjen me Ballshin do të shkojmë për të luajtur futboll dhe sigurisht që do të mendojmë edhe për rezultatin. Të tre rezultatet janë në fushë, por pozitive është të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, mbylli Pengu.

PËLLUMB STAROVA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"