Pasimet në Champions, ligjin e bën mesfushori i Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 23:28

Pasimet në Champions, ligjin e bën mesfushori i Real Madrid

Pasimi i Toni Krosit për Viniciusin ishte fantastik. Mesfushori gjerman është një garanci për ekipin e Realit të Madridit dhe rritja e tij po vjen në momentin e duhur të sezonit. Zidan gjeti formulën për të mundur Liverpulin dhe Kros bashkë me Viniciusin e vunë në zbatim atë. Teknika e Krosit është e jashtëzakonshme. Ai është një lojtar që vendos ritmin e ndeshjeve dhe të lojës. Kjo gjë kuptohet edhe nga statistikat.

Toni-Kroos

Asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë pasime sesa Kros në Ligën e Kampionëve. Ai është në krye të tabelës së klasifikimit për pasimet e sakta në Europë, me një diferencë të madhe me ndjekësin më të afërt. Kros ka kryer 725 pasime, ndërsa Ruben Dias ka 611 pasime. Nëse llogarisim vetëm një ndeshje, Kros është në vendin e dytë me 139 pasime për ndeshje dhe këtë e bëri ndaj Atalantës. Gjithashtu, ai zë edhe vendin e pestë me 135 pasime kundër Interit. Por, nëse shohim vetëm ndeshjen 3-1 kundër Liverpulit, madhështia e Krosit nuk u tregua vetëm në pasimin për golin e parë. Ai pati 100% saktësi në pasimet e gjata duke kërkuar hapësirën pas shpinës së Aleksandër Arnold.

NUK ZHGËNJEN KURRË – Duke lënë mënjanë talentin, statistikat janë ato që bëjnë diferencën. Kros ka dhënë 10 asiste këtë sezon. Në moshën e tij 31- vjeçare ai ka humbur vetëm 2 ndeshje për shkak të dëmtimit, ndërsa sezonin e kaluar vetëm një. Që kur u transferua në sezonin 2014, në asnjë sezon nuk ka luajtur më pak se 40 ndeshje dhe pavarësisht lodhjes ai është titullar i padiskutueshëm edhe në Gjermaninë e Lëvit. Kros është vendimtar për lojën e Zidanit dhe shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur ekipi po lufton për të fituar si Ligën e Kampionëve ashtu edhe kampionatin spanjoll.

rebndit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"