Pas Luftëtarit do të analizohet dështimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2013 | 13:18

Pas Luftëtarit do të analizohet dështimi

Shkumbini-Flamurtari-0-3-e-Pas plot 19 vitesh përfaqësimi në Kategorinë Superiore, Shkumbini ka zbritur një kategori më poshtë. Ndaj, gjatë sezonit 2013-2014, ky ekip do të militojë në të Parën. Drejtuesit e klubit peqinas ende nuk kanë bërë një analizë të hollësishme të edicionit për të nxjerrë arsyet se përse dolën nga objektivat, pra u dështua sezoni. Mirëpo, nga ana tjetër, edhe për të diskutuar mbi të ardhmen e ekipit dhe se çfarë do të ndodhë në kategorinë inferiore. Sipas burimeve pranë klubit, konfirmohet se një analizë e detajuar do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të kampionatit, pra pas ndeshjes së fundit që do të zhvillohet në transfertë ndaj Luftëtarit. Megjithëse Shkumbini ka dalë jashtë objektivave dhe nuk është i interesuar për rezultatet në këto javët e fundit që u zhvilluan, drejtuesit peqinas nuk kanë larguar asnjë futbollist, qoftë edhe ata që janë afruar në merkato. Klubi në analizën që do të bëjë, do të vlerësojë kontributin e çdo lojtari në fushë. Ndaj, në këtë kontekst, mund të kërkojë shërbimin e tyre edhe për sezonin që vjen. Me shumë rëndësi është edhe çështja e financimit, pra sa siguri do të ketë në anën ekonomike. Prandaj në këtë analizë pritet që të marrin pjesë drejtuesit vendorë, duke përfshirë edhe deputetin e zonës, Sula.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"