Partizani shkon në Rrogozhinë për fitore, ndeshja me Egnatian është vendimtare për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 13:44

Partizani shkon në Rrogozhinë për fitore, ndeshja me Egnatian është vendimtare për…

Beteja e së hënës në Rrogozhinë mes Partizanit dhe Egnatias vlen padyshim për pikët, por edhe për çështjen e dueleve direkte, që janë vendimtare në fund në rast se ekipet e mbyllin me pikë të barabarta.

egnatia partizani

Për faktin e thjeshtë se deri më tani gjithçka është në baraspeshë, kjo e radhës do të vendosë gjithçka rreth këtij treguesi. Ndeshja e parë në Elbasan u mbyll me fitoren 2-1 të “demave”, teksa në fazën e dytë rrogozhinasit fituan pastër 3-0. Beteja e fazës së tretë u mbyll në barazim 1-1.

Të dyja skuadrave u duhet me patjetër fitorja për të vijuar garën për objektivat përkatës, por barazimi do të ishte një “ngushëllim” për Egnatian, pasi fiton duelin e përballjeve direkte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"